TV LIVE
Sport
12 December 2025
Fitojnë dy italianet, Roma e Bologna pranë kualifikimit, ndeshje e “çmendur” në Bukuresht

​​​​​​Dy skuadrat italiane Roma dhe Bologna morën fitore të rëndësishme në transfertë. Verdhekuqtë e Gasperinit dominuan në Celtic Park duke triumfuar 3–0 falë autogolit të Scales dhe dopietës së Fergusonit, ndërsa në pjesën e dytë menaxhon me qetësi presionin e skocezëve. Me këto 3 pikë verdhekuqtë shkojnë në vendin e 10 me 12 pikë.

Edhe Bologna, nga ana tjetër, arriti të korr një fitore tepër të rëndësishme me përmbysje ndaj spanjollëve të Celta Vigos. Në pjesën e pare ishin vendasit që kaluan në avantazh me Bryan Zaragozan, por një super Berandeschi përmbysi gjithçka në favor të ekipit të Italianos, që tani numërojnë 11 pikë.

Në sfidat e tjera sukses i rëndësishëm edhe për Porton, me dragonjtë që thyen ekipin e Malmo 2-1. Të dy golat për vendasit u shënuan që në pjesën e parë me sulmuesin spanjoll Samu.

Sukses i thellë edhe për Stuttgart, me gjermanët që triumfuan 4-1 ndaj Maccabi Tel Aviv. Assignon, Tomas, Mittelstadt dhe Vagnoman ishin autorët e golave për ekipin vendas.

Sfida më emocionuese e mbrëmjes ndërkohë ishte ajo mes Steaua së Bukureshtit dhe Feyenoord. Holandezët ishin në udhëheqje të rezultatit me shifrat 1-3 deri në minutën e 54, por rumunët arritën të vinin në jetë një përmbyshe të çmendur, teksa realizuan 3 gola për suksesin 4-3, me vendasit që shënuan golit që i dha 3 pikë në minutën e 5 të shtesës me Tanasen.



Të ndryshme
Më shumë