Aleksandar Mitovski nga "Infomax" njofton se mbrëmë redaksia e tij është sulmuar nga një person.
"Një idiot i partisë sapo hyri me forcë në redaksinë e "Infomax" dhe në shtëpinë time.
Gjithçka u regjistrua, sulmi, vjedhja me thyerje dhe dhuna.
Djemtë e policisë reaguan shpejt.
Për gjithçka tjetër, do ta ndjekim deri në fund", shkruan Mitovski në profilin e tij në Facebook.
Mitevski në emisionin e incizuar pas sulmit në redaksi tha se për ngjarjen do të njoftohen të gjitha përfaqësitë e huaja diplomatike.
Ai për këtë sulm akuzon qeverinë e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/