TV LIVE
Nga Rajoni
11 December 2025
Hamza: Kosovës i ka munguar një qeveri që bashkon, jam i gatshëm ta sjell këtë ndryshim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i ka munguar një qeveri që unifikon dhe një udhëheqës që dëgjon qytetarët.

Përmes një postimi, Hamza theksoi se synon të ofrojë qeverisje që vendos qytetarët në qendër të vendimmarrjes, raporton Klankosova.tv

Sipas tij, prioritetet kryesore të qeverisjes që synon të udhëheqë janë tejkalimi i përçarjeve politike, rritja e pagave dhe përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve.

“Kosovës i ka munguar një qeveri që bashkon dhe një kryeministër që dëgjon, punon dhe i vendos qytetarët të parët.

Unë jam i gatshëm t’ia sjell Kosovës atë që i mungon: t’i tejkalojmë përçarjet, t’i rrisim pagat dhe ta përmirësojmë mirëqenien.

Ne nuk krijojmë kriza, por mundësi për një jetë më të mirë.

Bashkë. Përpara.

#PDK130”



Të ndryshme
Më shumë