TV LIVE
ShowBiz
11 December 2025
Humbja DRASTIKE në peshë, Kelly Osbourne u përgjigjet ashpër kritikëve

Kelly Osbourne mori kritika të ashpra në lidhje me humbjen e saj të dukshme në peshë. Për këtë arsye, ajo po merr një qëndrim ndaj tyre, me mbështetje të plotë nga nëna e saj, Sharon Osbourne.

Gjatë një interviste me gazetarin britanik, Piers Morgan, Sharon u shpreh mbi ditët e fundit të bashkëshortit të saj, legjendës së rockut Ozzy Osbourne, ndërsa u transmetua një video nga “Instagram”-i i Kelly, në të cilën ajo përballet me komentet negative të ndjekësve për humbjen e saj të peshës.

Në videon e fshirë më vonë, Kelly tha:

“Për ata që mendojnë se janë qesharake dhe të keqija duke shkruar komente si ‘A je e sëmurë?’ apo ‘Shkruaj nga Ozempic, nuk dukesh mirë.’ Babai im sapo vdiq dhe po bëj më të mirën që mundem, dhe e vetmja gjë që kam për të jetuar tani është familja ime. Dhe unë zgjedh të ndaj me ju pjesën e lumtur të jetës sime, jo atë të mjerueshme.”

 

Ajo përfundoi mesazhin e saj të fortë me një “F— off” për ata që e kritikojnë.

Sharon, gjithashtu e shprehu mbështetjen e saj për vajzën dhe theksoi se Kelly po kalon një periudhë shumë të vështirë pas humbjes së babait të saj.

“Ajo ka humbur babain e saj, nuk mund të hajë tani,” tha Sharon.

Kelly, tani 41 vjeç, u bë e njohur që në moshën 15-vjeçare përmes shfaqjes së realitetit The Osbournes, dhe ka qenë gjithmonë e hapur për sfidat që ka përjetuar me imazhin e trupit dhe peshën e saj.



Të ndryshme
Më shumë