Në Fakultetin e Shkencave Teknologjike dhe Teknike pranë Universitetit të Tetovës sot po mbahet Gara e 5-të ndërkombëtare për cilësinë e mjaltit.
Organizatorët njoftojnë se Komisioni Ndërkombëtar Organoleptik do t’i analizojë strishot e mjaltit nga garuesit – gjithsej 200 bletarë nga 15 shtete.
“Kjo ngjarje është rezultat i bashkëpunimit të shoqatave udhëheqëse të bletarëve nga rajoni, me një mision të përbashkët – promovimi i cilësisë, autenticiteti dhe inovacioni në produktet e bletëve, si dhe përforcimi i bashkëpunimit profesional mes bletarëve të Ballkanit”, informojnë organizatorët e ngjarjes.
Organizatorë janë Shoqata e bletarëve “Qyteti i Bletëve” – Tetovë, Shoqata e bletarëve të Prefekturës Tiranë, Shoqata e Mjaltit – Prishtinë, Shoqata e bletarëve Ulqin dhe Shoqata e bletarëve Apikula – Bujanoc.