TV LIVE
Nga Rajoni
6 December 2025
Djali i Jakup Krasniqit rikandidon për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se do të garojë sërish për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Kjo është hera e dytë që ai kandidon për Kuvendin e Kosovës, pasi kishte garuar edhe në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook,  ku ka shkruar se rikandidimi i tij është vazhdimësi e një rrugëtimi të nisur herët, të bazuar në traditën familjare të shërbimit dhe sakrificës për vendin, raporton Klankosova.tv.

“Prandaj, sot rikandidoj për t’ju përfaqësuar me ndershmëri, integritet dhe punë të palodhur.

Kam bindjen e thellë se Kosova mund dhe duhet të ecë përpara. Dhe me mbështetjen, unitetin dhe besimin tuaj, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë, më stabile dhe më të sigurt për gjeneratat që vijnë”, shkroi mes tjerash Krasniqi. /Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë