TV LIVE
ShowBiz
5 December 2025
Yll Limani publikon këngën “Era”

Artisti i njohur, Ylli Limani, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikorë me emrin “Era”, që është projekti i parë nga albumi i tij i ardhshëm.

Sipas ekipit të këngëtarit, “Era” simbolizon një fazë të re artistike dhe një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e Limanit.

“Një kapitull i ri artistik që shënon një transformim të madh në karrierën e tij.

‘Era’ vjen me një drejtim të ri muzikor, ku Ylli eksploron influenca të pop-rokut dhe një qasje shumë më të guximshme në tingull. Kjo këngë e prezanton publikun me një Yll më të pjekur, më të sigurt në vizionin e tij dhe më të lirë për të eksperimentuar me identitetin e tij artistik”, thuhet në njoftim.

Klipi i këngës është bërë në Barcelonë kurse projekti është realizuar nga label-i Three60 Music./21Media



Të ndryshme
Më shumë