Shtatëdhjetë vjet më parë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhi një akt guximi që ndryshoi historinë dhe u bë vendimtar për lëvizjen për të drejtat civile.
Më 1 dhjetor 1955, Rosa Parks, një rrobaqepëse dhe aktiviste 42-vjeçare, refuzoi t’ia linte vendin e saj një burri të bardhë në një autobus në Alabama, duke shkelur ndalimin që u kërkonte njerëzve me ngjyrë të ngriheshin në këmbë në të ashtuquajturat seksione “të përbashkëta”.
Për këtë akt, ajo u dërgua në burg dhe, në përgjigje të arrestimit të saj, komuniteti afrikano-amerikan i Montgomery filloi një bojkot të linjave urbane që zgjati 381 ditë.
Protestat më pas u përhapën në qytete të tjera në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe vitin pasardhës, çështja e Rosa Parks arriti në Gjykatën Supreme.
Gjyqtarët vendosën unanimisht se segregacioni në autobusët e Alabamës ishte “jokushtetues”.
Veprimi i Parks konsiderohet si pika fillestare e lëvizjes për të drejtat civile të viteve 1950.
Megjithatë, aktivistja nuk pati një jetë të lehtë dhe pas kërcënimeve të shumta me vdekje dhe pamundësisë për të gjetur punë, ajo u detyrua të transferohej në Detroit, ku filloi një jetë të re.
Në vitin 1999, ajo u vlerësua me ‘’Medaljen e Artë të Kongresit’’.
Ajo vdiq në Detroit më 24 tetor 2005, në moshën 92 vjeç.