TV LIVE
Nga Vendi
3 December 2025
MASH publikoi rezultatet për bursa për mbështetje sociale dhe për nxënësit e programit dual

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka publikuar rezultatet e Konkursit për dhënien e 900 bursave për mbështetje sociale për nxënësit e shkollave të mesme publike dhe të Konkursit për dhënien e 1,570 bursave për nxënësit e regjistruar në programet duale (arsim profesional me praktikë të zgjeruar), për vitin shkollor 2025/2026.

MASH në njoftim thotë se se të gjithë aplikantët do të marrin vendimin përmes portalit elektronik e-uslugi.mon.gov.mk në seksionin “Aplikimet e mia”, në kolonën “Dokument vendimi”. Ministria thekson se aplikantët që nuk janë të kënaqur nuk duhet të dorëzojnë ankesë apo padi para se të marrin vendimin. Pas marrjes së vendimit, për aplikantët e mitur, ankesa duhet të dorëzohet nga prindi ose kujdestari.

“Pas marrjes së vendimit, ankesat dorëzohen pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurat Administrative, Marrëdhënie Pune dhe Mbikëqyrje Inspektuese në Shkallë të Dytë, brenda 15 ditëve nga marrja e vendimit. Zyrat e Komisionit ndodhen në Bulevardi “Goce Dellçev” nr. 18, kati 11, ndërtesa e RTVM-së“, njofton MASH.

Nxënësit e shkollave të mesme që do të përfitojnë bursën nuk duhet të dorëzojnë kontrata të printuara dhe të nënshkruara; të drejtat dhe detyrimet e tyre lidhur me përdorimin e bursës janë të përcaktuara në vendim.



Të ndryshme
Më shumë