Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Ema Andrea ka ndarë për herë të parë një histori mjaft personale. Teksa në studio ishte e ftuar vajza e saj, Sara Kapo, aktorja e njohur tregoi një moment shumë të vështirë që i bëri të gjithë që të përloten.
“Kur e shkruajta këtë poezi që doli poemë kishte shumë ‘më fal’ dhe shumë ‘faleminderit’. Ishte shumë e gjatë, nuk dija të ndaja sekretet në rreshta, nuk e mbaj mend, mbaj mend shumë pak nga fakti që të kërkoj falje se duke u përpjekur të të ruaj ty nga hijet e mia, unë kam krijuar rrathë në sytë e tu. Kur ndjej në tingullin tënd të zërit dridhje më duket sikur janë pasojë e mungesave të mia.
Se nuk do të doja kurrë që ti të vazhdoje të rriteshe me fjalinë e gabuar ‘mos se mërzitet mami’ se tani ti je një grua. Fjala që do të mbart deri sa të fik sytë në këtë jetë e jotja është e një nate ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë. E ti the ‘o ma, akoma nuk ke fjetur’. Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit dhe teje unë zgjedh ty”, tha Ema Andrea.