TV LIVE
Nga Rajoni
1 December 2025
“S’është kurrgjë nëse Limaj bashkohet me PDK-në, ishte njëri prej themeluesve të saj”

Nisma Socialdemokrate ka hyrë e vetme në garën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, duke mos lidhur koalicion me asnjë nga partitë që kanë dorëzuar certifikimin e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lidhur me këtë vendim të Nismës, në emisionin “Kosova Today”, opinionistja Afërdita Maliqi ka thënë se nuk përbën asnjë problem nëse Fatmir Limaj hyn në listën e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës më 28 dhjetor, transmeton Klankosova.tv.

Pos tjerash, ajo tha se Limaj ka qenë njëri prej themelueseve të PDK-së, prandaj, dhe nuk ka ndonjë telash që i të bashkohet me këtë parti.

“Partia Demokratike duhet të analizojë, të shqyrtojë dhe të marrë.. Nuk është kurrgjë të jetë Fatmir Limaj pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Ka qenë Fatmir Limaj njëri prej themeluesve [të PDK-së]. Për mua shumë ma mirë është që Fatmir Limaj të jetë në PDK, sesa Eman Rrahmani e Visar Korenica”, u shpreh Maliqi.



Të ndryshme
Më shumë