TV LIVE
Nga Bota
1 December 2025
SI NËPËR FILMA/ GRABITJE 2 MLN EUROSHE! Banda bllokon autostradën me automjete dhe thumba mbi asfalt në Itali

Një bandë kriminale  ka grabitur një furgon që transportonte 2 milionë euro. Ky është rasti i tretë i këtij, i cili tregon se grabitësit po përdorin gjithnjë e më shpesh metoda të organizuara dhe të rrezikshme për të vonuar policinë.

 

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një autostradë në Itali, përmes së cilës banda kriminale që kreu sulmin arriti të marrë rreth 2 milionë euro.

Rreth orës 6:30 minuta, ata bllokuan mjetin e blinduar teksa ky i fundit ishte në lëvizje brenda një tuneli midis kryqëzimeve të Scillas dhe Bagnaras.

Gjatë grabitjes, banditët qëlluan disa herë, por nuk pati të lënduar.

Sipas informacioneve të para, ata kishin vendosur disa makina në formë kryqi mbi karrexhatë, të cilat I dogjën menjëherë përfunduan aksionin e tyre.

Grabitësit kishin shpërndarë gjithashtu thumba mbi asfalt për të parandaluar çdo mundësi arratie të automjetit.

Ngjarja ka shkaktuar probleme të mëdha në trafikun e autostradës  ndërda hetimet janë në vazhdim për të identifikuar përgjegjësit. Ky nuk është i vetmi rast grabitje i këtij lloji në Itali.

Më 27 mars 2025, një tjetër furgon i mbushur me para u sulmua ndërsa po qarkullonte gjatë “statale 655”, në zonën e Candela, provincia Foggia. Vlera fillestare e vjedhur dyshohet të ishte mbi 400.000 euro.

Rasti tjetër ndodhi më 27 tetor 2025, rreth orës 18:00 ku një komando prej shtatë personash tentuan të grabiste dy furgona  që kalonin në provinicën Macerata.

Megjithatë, grabitja dështoi dhe banditët nuk arritën ti mernin paratë. Grabitësit po përdorin gjithnjë e më shpesh një metodë shumë të rrezikshme, bllokimin total të autostradës për të vonuar mbërritjen e policisë.

Kjo taktikë e organizuar krijon një sfidë të madhe për forcat e rendit, të cilat duhet të menaxhojnë njëkohësisht kaosin në trafik dhe ndërhyrjen ndaj bandave të armatosura.



Të ndryshme
Më shumë