Fituesi i Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama, ka shënuar fitore në meçin e tij të gjashtë në karrierën e boksit.
Lufta u zhvillua në Londër, në “York Hall”, ku u gjend përballë Bahadur Karamit, njofton Klankosova.tv.
Rama aktualisht nuk e ka asnjë humbje, të gjitha fitore.
Ai sonte në emisionin Sport Show, foli ekskluzivisht rreth këtij meçi dhe tregoi për planet e tij në sportin e boksit.