Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vizituar Muzeun e Armëve në Vjenë, Austri, ku ndodhen dy nga simbolet më të çmuara të identitetit kombëtar shqiptar: shpata dhe përkrenarja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Peleshi e përshkroi vizitën si një “emocion të veçantë që të rikthen te rrënjët dhe te figura e heroit që frymëzoi lirinë e shqiptarëve dhe fitoi respektin e Europës”. Ai theksoi se këto relike janë dëshmi e një historie krenare dhe një trashëgimie që bashkon dhe udhëheq shqiptarët edhe sot.
Ministri vuri në dukje se vizita në këtë muze përbën një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për trashëgiminë kulturore, si dhe një frymëzim për të vazhduar ndërtimin e së ardhmes me dinjitet.
“Muzeu i Armëve, Austri. Në zemër të Vjenës, pranë thesareve të historisë europiane, aty ku ndodhen edhe dy prej simboleve më të çmuara të identitetit tonë kombëtar, shpata dhe përkrenarja e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Një emocion i veçantë që të rikthen te rrënjët, te figura e heroit që frymëzoi lirinë e shqiptarëve dhe fitoi respektin e Europës.
Këto relike janë dëshmi e një historie krenare, e një trashëgimie që vazhdon të na bashkojë dhe të na udhëheqë. Një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për atë që kemi trashëguar dhe një frymëzim për të vazhduar të ndërtojmë të ardhmen me dinjitet”, shkruan Peleshi./ CNA

