TV LIVE
Nga Rajoni
26 November 2025
Dita e tretë e protestës: Prishtina sërish pa autobusë

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë edhe sot kanë filluar të mblidhen te Komuna e Prishtinës për të kërkuar pagën e tyre, e cila u bë shkak edhe që të ndërpresin qarkullimin e autobusëve tash e tri ditë.

Autobusët edhe sot, sikurse një ditë më parë, do të vendosen para objektit të Komunës dhe përreth Qeverisë.

Image

Përfaqësuesit e punëtorëve po kërkojnë nga Komuna që të bëhet zgjidhja, ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës thotë se krejt këtë bllokadë e ka shkaktuar ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, që sipas tij nuk po i alokon mjetet për kryeqytetin.

Image

Por është Murati ai që po i kundërpërgjigjet se buxheti për Prishtinës nuk u votua nga vetë LDK-ja dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku.



Të ndryshme
Më shumë