TV LIVE
Sport
25 November 2025
Bëhen 5 vite nga vdekja e Diego Maradonës

25 nëntori është padyshim një nga ditët më tronditëse për botën e futbollit.

 

Kjo pasi që është 5 vjetori i vdekjes së futbollistit legjendar argjentinas, Diego Maradona.

Vdekja e tij kishte tronditur të gjithë, në veçanti tifozët argjentinas dhe ata të Napolit, klubit në të cilin luajti futbollisti.

Pesë vjet më vonë, rrethi i tij i ngushtë nuk ka arritur një marrëveshje për disa çështje. Ekzistojnë dy fraksione, dhe ato duken të papajtueshme: nga njëra anë, pesë motrat e tij, të udhëhequra nga Matías Morla, avokati i Maradonës. Ky grup zotëron ‘markën Diego Maradona’ dhe mbron atë që Diego nënshkroi ndërsa ishte gjallë.

Nga ana tjetër, janë pesë e Diegos (Dalma, Gianinna, Diego Junior, Jana dhe Diego Fernando), të cilët po luftojnë për këtë markë tregtare, edhe pse ata tashmë kanë trashëguar, siç përcakton ligji, sende dhe apartamente të ndryshme nga Diego.

Maradona, kujtojmë se vdiq më 25 nëntor 2020, si pasojë e një arresti kardiak./IndeksOnline/



Të ndryshme
Më shumë