TV LIVE
Nga Vendi
24 November 2025
Hamza, Ahmeti dhe Lladrovci – fotografia që ndezi debatet dhe vulosi besnikërinë e Lladrovcit ndaj PDK-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka publikuar një fotografi ku shihet duke shtrënguar duart me Ali Ahmetin dhe Ramiz Lladrovcin.

Në postimin e tij në Facebook, Hamza shkruan:

“Në takim me mikun tim zemërhapur, ritheksuam pa asnjë kusht se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.t[

Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve në zemrën e Kosovës.

Energjia e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, e bashkuar me qeverisjen e shkëlqyer, do të jetë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 dhjetorit.

Të bashkuar, gjithmonë fitimtarë!”



Të ndryshme
Më shumë