TV LIVE
Nga Vendi
24 November 2025
Ahemti shkon në Drenas te Ramizi, Lladrovci: Faleminderit, vëlla Ali

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Drenasit si kandidat i pavarur, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në zyrën e tij liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Gjatë takimit, Ahmeti i ka uruar Lladrovcit fitoren në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar atë një sukses të rëndësishëm politik.

Lladrovci ka ndarë momentin në rrjetet sociale, duke e quajtur urimin e Ahmetit “vlerë të shtuar” dhe duke theksuar marrëdhënien e tyre të gjatë, përcjell TS.

“Përgëzimet për fitoren në zgjedhjet lokale nga vëllai im, Ali Ahmeti, janë vlerë e shtuar. Sfidat gjatë dekadave në rrugën tonë të përbashkët na kanë forcuar. Të bashkuar, të fituar. Faleminderit, vëlla Ali!”, ka shkruar Lladrovci.

Takimi u pa si një konfirmim i lidhjeve të mira ndërmjet dy figurave politike dhe bashkëpunimit të tyre të vazhdueshëm. /TS/



Të ndryshme
Më shumë