TV LIVE
Nga Rajoni
24 November 2025
“Më 28 dhjetor le ta mbajnë këta festën”, punëtorët e “Trafikut Urban” thirrje Kurtit e Muratit: Dilni të na takoni

Operatorët privatë dhe ata të ndërmarrjes së “Trafikut Urban” u bënë bashkë te Komuna e Prishtinës për të kërkuar pagën e tyre, por aty iu bashkua kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe së bashku shkuan te objekti i Qeverisë së Kosovës, nga ku i bënë thirrje kryeministrit në detyrë, por edhe ministrit në detyrë të Financave që t’i presin në takim.

Image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se qëllimshëm nga qeveritarët nuk u bë alokimi i mjeteve, që siç thotë ai, po mbahen peng nga Ministria e Financave.

Image

Image

“Faleminderit për punën që ka bërë Trafiku Urban deri tash po ashtu edhe sektori privatë përkundër faktit të vështirësive buxhetore tash e sa muaj që i kemi si rezultat i mosalokimit të mjeteve, të hyrave vetanake të kryeqytetit të cilat me Ligj të Buxhetit i dedikohen kryeqytetit. Janë të hyrat tona, vetanake të qytetarëve e të cilat në mënyrë joligjore mbahen peng këtu në Ministrinë e Financave, duke u arsyetuar me arsyetime të kota e joligjore. Ne kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj Ministrit Hekuran Murati dhe tre zyrtarëve, të cilët nuk e kanë kryer punën profesionale…Kjo është sikur paratë e juaja që i keni në bankë me vendos mos me ua dhënë sepse iu ka tekë. Kjo është tentim me u hedh hi syve”, tha Rama.

Image

Përfaqësuesi i “Trafikut Urban” u ka bërë lutje zyrtarëve qeveritarë të kenë një takim.

Image

“Kërkoj nga zyrtarët me na prit e me pas një takim për ta hedhur të drejtën në sy. Ftoj qytetarët e Kosovës që të festojnë veç me 1 janar, por jo edhe më 28 dhjetor, nuk kemi me festu, le ta mbajnë këta festën. I ftoj qytetarët të i hapin sytë para kutive të votimit, se për këtë formacion që ka qenë më parë nuk i kisha votuar asnjë. Le të dalin dhe të mbizotërojë arsyeja, asnjë punëtor i Trafikut Urban nuk ka me dalë te kutitë, familjet tona me mbet pa bukë. Po bllokohet Prishtina, shkolla e çerdhet. Ju lutem dilni dhe arsyetojeni veten, nëse nuk është këtu ne shkojmë kërkojmë kudo që është zgjidhja për ne”, tha përfaqësuesi. /eo



Të ndryshme
Më shumë