TV LIVE
ShowBiz
21 November 2025
Fitoi Miss Universe 2025, por historia e Fatima Bosch është e veçantë

Miss Meksika, Fatima Bosch, është kurorëzuar Miss Universe 2025 në një ceremoni të mbajtur në Bangkok. Fitorja e 25-vjeçares vjen pas një muaji të mbushur me polemika, që nisën kur ajo u qortua publikisht nga një zyrtar tajlandez dhe u cilësua “budallaqe”, ngjarje që e shtyu të largohej përkohësisht nga aktivitetet zyrtare.

Vetëm pak ditë më pas, dy gjyqtarë dhanë dorëheqjen nga konkursi, ndërsa njëri prej tyre akuzoi organizatorët për manipulim, duke e bërë garën edhe më të diskutuar në sytë e publikut.

Megjithatë, finalja solli surpriza. Shumë meksikanë festuan fitoren e Bosch, ndërsa të tjerë që kishin mbështetur vendimin e saj për t’u larguar më herët, e konsideruan triumfin si një rikthim të fuqishëm.

Në renditjen finale, Miss Tajlanda Praveenar Singh u shpall e dyta, e ndjekur nga Miss Venezuela Stephany Abasali në vend të tretë. Në pesëshen finale u renditën gjithashtu Miss Filipinet Ma Ahtisa Manalo dhe Miss Bregu i Fildishtë Olivia Yace.

 



Të ndryshme
Më shumë