Të ndaluarit nga Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut ngarkohen për korrupsion, keqpërdorime dhe falsifikime.
“Opinioni ishte i njoftuar se po zhvillohej procedurë parahetimore për persona që ishin të punësuar në DAP, të cilët në njëfarë mënyre ishin të lidhur me lëndën e Koçanit, me atë që gjatë ditës së djeshme dhe sot po ndërmerren disa veprime; sot janë ndaluar pak më pak se dhjetë persona dhe aktualisht po kryhen kontrolle në disa lokacione”, tha Lupço Kocevski, Kryeprokuror.
Lënda po udhëhiqet nën kompetencën e Prokurorisë së Koçanit. Sipas njohurive fillestare të Prokurorisë, të dyshuarit ngarkohen për vepra penale marrje dhe dhënie ryshfeti, si dhe për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.
“Një pjesë e atyre komunikimeve që u prezantuan në opinion, një pjesë janë përfshirë, por u dha edhe deklaratë nga ana e prokurorisë dhe nga ana ime se një pjesë e atyre mesazheve elektronike janë dorëzuar në gjykatë, por ajo ishte vetëm një pjesë për atë lëndë; ato janë të lidhura edhe me këta persona”, pohoi Lupço Kocevski, Kryeprokuror.
Për tragjedinë në “Pulse” po zhvillohet edhe një hetim tjetër në të cilin përfshihen policët, dhe për ta në gjysmën e parë të dhjetorit pritet të ngrihet aktakuzë.
Dje në Shkup u mbajt seanca e parë gjyqësore për tragjedinë më të madh në vend, në të cilin më 16 mars e humbën jetën 63 të rinj dhe mbi 200 u lënduan.