Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka takuar drejtorin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) për Europë dhe Euroazi, z. Scott Bates
“Vlerësova bashkëpunimin e gjatë dhe shumë të frytshëm mes Kuvendit dhe NDI, që ka sjellë rezultate të prekshme, si themelimi i Institutit Parlamentar, rritja e transparencës, digjitalizimi dhe efikasiteti i proceseve parlamentare.
Theksova prioritetet për diplomacinë parlamentare, si dhe rëndësinë e avancimit të Kodit të Etik, si fusha me rëndësi strategjike për zhvillimin institucional. Z. Bates vlerësoi bashkëpunimin tonë si një model për rajonin, duke theksuar se projektet me Kuvendin tonë janë ndër ato për të cilat NDI ndihet më së shumti krenar. U pajtuam që të thellojmë partneritetin, duke vazhduar përpjekjet e përbashkëta për forcimin e institucioneve demokratike dhe standardeve parlamentare”, ka shkruar Gashi.