TV LIVE
Nga Vendi
19 November 2025
Nis gjyqi për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan: 63 të vdekur, mbi 200 të lënduar

Tetë muaj pas tragjedisë së rëndë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku më 16 mars 2025 humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan, sot ka nisur procesi gjyqësor për zjarrin që shkaktoi këtë ngjarje që tronditi vendin.

Seanca e parë po zhvillohet në sallën e gjyqit në Idrizovë, nën masa të rrepta sigurie. Në ambientet e gjykatës është i pranishëm edhe një ekip mjekësor, duke pasur parasysh rrezikun e tensioneve dhe gjendjen emocionale të palëve të përfshira.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, për këtë rast akuzohen gjithsej 34 persona fizik dhe 3 persona juridik, të cilët ngarkohen me përgjegjësi të ndryshme që lidhen me shkeljet e standardeve të sigurisë, mosveprimet institucionale dhe neglizhencën që çuan në tragjedinë më të rëndë të viteve të fundit.

Procesi pritet të jetë i gjatë dhe kompleks, ndërsa familjarët e viktimave presin drejtësi për humbjet e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit fatal në “Puls”.



Të ndryshme
Më shumë