TV LIVE
Nga Vendi
19 November 2025
Bexheti: Me ASH-Selën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, do t’i bashkërendisim aktivitetet në komuna! BDI do të vazhdojë si grup parlamentar i FE-së!

Nga BDI e mbështesin vendimin e krahut të Ziadin Selës në Aleancën për Shqiptarët dhe presin që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tej si subjekte opozitare, përcjell TV21.

“Ne kemi pasur dhe kemi një bashkëpunim dhe komunikim të shkëlqyeshëm. Ata duan dhe kanë vendosur që t’i kthehen vetvetes, gjë të cilën ne e përshëndesim, e përkrahim, që bashkërisht, të gjitha subjektet opozitare, të gjitha këto zhvillimet që ndodhin në shtet që bashkërisht ta rikthejmë situatën në realitet, pasi jemi dëshmitarë se në shumë fusha, në shumë drejtime, për të cilat kemi folur në vazhdimësi, ka regres jashtëzakonisht të madh”, tha Blerim Bexheti nga BDI.

Bexheti tha se BDI-ja do të vazhdojë të veprojë në kuadër të grupit parlamentar të Frontit Europian.

“Të gjithë deputetë e tjerë që mendojnë se duhet të vazhdojnë. A ne mendojmë se do të vazhdojnë edhe deputetë e tjerë, do të vazhdojmë si grup parlamentari Frontit Europian, ashtu siç morëm edhe mandatin nga qytetarët. Duam të jemi konsekuentë deri në fund”, shtoi Bexheti.



Të ndryshme
Më shumë