TV LIVE
Nga Rajoni
19 November 2025
Rama: Rritje pagash në 2026 për administratën, arsimin, shëndetësinë dhe policinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Kuvend se buxheti 2026 parashikon rritje pagash për administratën publike, mësuesit, mjekët, infermierët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Ai theksoi se paga minimale, e cila ka arritur në 500 euro, po shërben si shtysë për rritjen e të gjitha pagave në tregun e punës.

Rama bëri të ditur se për herë të parë do të aplikohet indeksim periodik çdo dy vite për administratën, si dhe rritje të diferencuara për punonjësit me paga më të ulëta. Rreth 10,600 punonjës shërbimi do të përfitojnë 10 mijë lekë shtesë, ndërsa specialistët e administratës do të marrin 5 mijë lekë më shumë.

Në arsim dhe shëndetësi, rritjet përfshijnë 3 mijë lekë shtesë për mësuesit, si dhe rritje sipas vjetërsisë për mjekët e infermierët. Pagat e policisë po ashtu do të rriten në bazë të gradës dhe përvojës. Sipas qeverisë, kostoja totale e paketës së rritjes së pagave kap vlerën e 100 milionë eurove.



Të ndryshme
Më shumë