TV LIVE
Teknologji
19 November 2025
Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht Inteligjencës Artificiale

Kreu i kompanisë mëmë të “Google”, “Alphabet”, Sundar Pichai në një intervistë për BBC ka deklaruar se njerëzit nuk duhet t’i besojnë inteligjencës artificiale verbërisht.

Pichai tha se këto modele janë të prirura të gabojnë dhe duhet të përdoren si burime plotësuese informacioni.

Sundar Pichai deklaron se gabueshmëria e këtyre sistemeve bën që njerëzit të vijojnë ende të përdorin motorin e kërkimit “Google”

 “Ky është shkaku pse njerëzit përdorin edhe Google Search. Kemi produkte të fokusuara te saktësia e informacionit”, tha ai.

Pichai nënvizoi se pavarësisht përparimit, teknologjia aktuale ka kufizime.

Komentet e tij vijnë në prag të lançimit të modelit të ri të konsumatorit, “Gemini 3.0”, i cili sipas analizave po rimerr pjesë të tregut të humbura ndaj platformave si ChatGPT.

Që nga muaji maj, “Google” ka integruar “AI Mode” në kërkimet online, duke i ofruar përdoruesve një eksperiencë më të ngjashme me bisedën me një ekspert./CNA

 



Të ndryshme
Më shumë