TV LIVE
Sport
18 November 2025
Kosovë-Zvicër, historiku dhe rëndësia e veçantë e kësaj ndeshjeje

Kosova dhe Zvicra do të zhvillojnë ndeshjen e tyre të fundit, e vlefshme për grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.

Ky ndeshje shihet si një me rëndësi të veçantë, shkaku i historisë mes të dyja vendeve.

Në historikun mes këtyre dyjave, janë zhvilluar 4 ndeshje me 3 nga to që kanë dalë barazim dhe 1 fitore për Zvicrën.

Ndeshja automatikisht lidhet me diasporën kosovare, e cila përbën një shumicë në Zvicër.

Pikërisht nga kjo diasporë, ka pasur lojtarë që kanë luajtur për të dyjat ku lojtarët si Milaim Rama, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Andi Zeqiri.

Ndërsa ka dhe nga ata që kanë refuzuar “helvetikët”, si Leon Avdullahu, Albian Hajdari, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj, Benjamin Kololli, Kreshnik Hajrizi, Amir Saipi dhe Aro Muriq.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Zvicër, luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë në orën 20:45./IndeksOnline/



Të ndryshme
Më shumë