TV LIVE
ShowBiz
17 November 2025
Adeyemi dhe Loredana dënohen në Zvicër për armëmbajtje pa leje

Karim Adeyemi ka shpëtuar vetëm me një dënim financiar, megjithëse mjaft të rëndë. Sulmuesi anësor i Borussia Dortmund-it dhe i përfaqësueses gjermane është dënuar të paguajë 450 mijë euro, pasi u kap në posedim të armëve të paligjshme. Futbollisti shmangu burgun falë faktit që nuk kishte precedentë penalë. Së bashku me të është dënuar edhe e dashura e tij, reperja shqiptaro-zvicerane, Loredana Zefi.

Rasti daton rreth një vit më parë, kur në apartamentin e Adeyemi-t u gjetën jo vetëm armë, por edhe një dorezë metalike një goditës elektrik. Gjykata është treguar e butë ndaj tij duke i lejuar që gjobën ta paguajë me këste: 60 këste prej 7.500 euro secila.

Agjenti i tij, i njohuri Jorge Mendes, ka deklaruar se armët mund të jenë porositur rastësisht përmes një shërbimi të paqartë në TikTok. Ndërkohë, Borussia Dortmund ka reaguar me një komunikatë zyrtare: “Klubi ynë i merr gjithmonë seriozisht akuzat penale dhe i konsideron si një mundësi për të diskutuar me punonjësit, duke respektuar detyrimet e konfidencialitetit”. Klubi nuk ka dashur të komentojë më tej ngjarjen.



Të ndryshme
Më shumë