TV LIVE
Nga Rajoni
14 November 2025
"Krizat shkojnë përtej një vendi"/ Rama: Ndryshimet klimatike, kërcënimet kibernetike, apo katastrofat natyrore janë sfida që i prekin të gjithë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në konferencën Vjetore të Organizatës Botërore të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), mbledhje kjo e cila zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se ndryshimet klimatike, kërcënimet kibernetike, apo katastrofat natyrore janë sfida që i prekin të gjithë, ndaj kërkojnë zgjidhje novatore dhe bashkëpunim qtë përbashkët mes vendeve.

"Ndryshimi i klimës, kërcënimet kibernetike janë sfida që na ndikojnë të gjithëve dhe që kërkojnë prej nesh zgjidhje novatore gjithpërfshirëse.

Problemi ështëe që dritarja për të përmbushur objektivat e klimës po mbyllet me shumë shpejtësi dhe pasojat e mosveprimit po formësojnë tashmë ekonomitë tona dhe po imponon një kostot të shtrrenjë në jetët tona.

Industria e sigurimeve është përballë një sfide të jashtëzakonshme dhe po kështu është përballë zgjedhjeve shumë të vështira në një përpjekje për të rikthyer rrezikun rezistent dhe në një siguri të përbashkët.

Për një të ardhme të qëndueshme duhet të përqafojmë një qasje tërësore ndaj rezistencës që merr në konsidertaë morinë e sfidave me të cilat përballen familjet, bizneset e kombet. Për ekonomitë më të vogla pasojat e këtyre rreziqeve globale janë të amplifikuara.

 

Vitet e fundit na kanë treguar se sa shpejt mund t’i trazojnë krizat ekonomitë tona, dhe të stresojnë komunitetet. Megjithatë mes këtyre sprovave ka mësim të fuqishëm, mund të mos parashikojmë dot çdo katastrofë por mund të fortifikohemi për të përballur dhe rimëkëmbur.

Të ndërtosh një rezistencë të tillë duhet mendësi e ndryshme dhe në shumë vende ka hendeqe domethënëse të mbulimit.

 

Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret e tërmetet mund të fshijnë vite. Rruga përpara është e qartë, na duhet të zgjerojmë rrjetet tona të sigurisë dhe të sigurohemi që këto zgjidhje të merren nga gjithkush. Ka zgjidhje, platforma dixhitale po ndimon të zgjerojmë dhtritjen tonë.

Evoluimi i vazhdueshëm synon të krijojë tregje më efikase dhe të aksesueshme përfshirë sigurimet. Edukimi i qytetarëve me dije financiare do t’i ndhmojë t’i shikojnë sigurimet si pjesë thelbësore e jetës së tyre dhe investim në të ardhmet e tyre.", tha Rama.



Të ndryshme
Më shumë