TV LIVE
Nga Rajoni
13 November 2025
Romë, përfundon mbledhja e dy qeverive, nënshkruhen 16 marrëveshjet dhe memorandumet mes Shqipërisë dhe Italisë

Në Romë u zhvillua mbledhja e parë mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.

Kryeministria Georgia Meloni dhe homologu i saj Edi Rama u ulën ballë për ballë bashkë me ministrat e dy kabineteve në Villa Doria Pamphili. Fillimisht është zhvilluar një takim mirëseardhje mes Melonit dhe Ramës, të cilën kryeministri i Shqipërisë e quan motra.

Nga kabineti qeverisës Rama katër morën pjesë 11 ministra.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, e ka parë draftin e këtyre marrëveshjeve të cilat lidhen me Bashkëpunimi strategjik Itali Shqipëri në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit.

Për të vijuar tek Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme.

Bashkëpunimi në Mbrojtjen civile, parashikon disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;

Ndërsa Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal; Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë; Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një Memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes Institucioneve të punëve të brendshme respektive. Në total 16 marrëveshje dhe memorandume do të  shkëmbehen gjatë ceremonisë zyrtare të kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë. Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G shihet një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve.



Të ndryshme
Më shumë