TV LIVE
Nga Bota
12 November 2025
Trump padit BBC/ Presidenti amerikan: Mashtruan me fjalimin tim

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka një detyrim për të paditur median britanike BBC, për mënyrën se si një pjesë e fjalimit të tij të 6 janarit të vitit 2021, u redaktua për një dokumentar.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se fjalimi i tij u censurua dhe mënyra se si u prezantua mashtroi shikuesit.

“Mendoj se kam një detyrim ti padisë. Mendoj se duhet ta bëj sepse ata mashtruan publikun dhe e kanë pranuar këtë. Ata në fakt e ndryshuan fjalimin tim të 6 janarit, i cili ishte një fjalim i bukur, një fjalim shumë I qetë, dhe e bënë të dukej radikal”, ka thënë Donald Trump.

Kjo ishte hera e parë që Trump flet publikisht për këtë çështje që kur avokatët e tij i shkruan medias britanike dhe thanë se presidenti do të ngrejë padi për 1 miliard dollarë dëmshpërblim, nëse transmetuesi nuk e heq dokumentarin, kërkon falje dhe ofron kompensim. Për dëmin e shkaktuar.

BBC redaktoi fjalimin e Trump për dokumentarin Panorama, I cili u transmetua disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024.

Skandali filloi vetëm javën e kaluar pasi The Telegraph zbuloi se një ish-këshilltar i jashtëm i pavarur i komitetit të standardeve editoriale të BBC ngriti shqetësime se një pjesë e fjalimit ishte redaktuar në një mënyrë që sugjeronte se presidenti inkurajoi në mënyrë të qartë trazirat në Kapitol të janarit 2021.

Kritikët thanë se mënyra se si u redaktua fjalimi ishte e rreme dhe ishte prerë një pjesë ku Trump tha se donte që mbështetësit të demonstronin në mënyrë paqësore.

Në lidhje me rastin dhanë dorëheqjen e Drejtori I Përgjithshëm Tim Davie dhe CEO e lajmeve Deborah Turness.

/abcnews.al/



Të ndryshme
Më shumë