TV LIVE
Nga Bota
12 November 2025
Rrezohet avioni ushtarak turk në Gjeorgji, humbin jetën 20 ushtarë

Një aksident i rëndë ajror ka tronditur Turqinë, pasi një avion transportues ushtarak i tipit C-130 Hercules u rrëzua në lindje të Gjeorgjisë, duke marrë jetën e 20 ushtarëve turq që ndodheshin në bord.
Lajmi u konfirmua nga Ministria Turke e Mbrojtjes, e cila publikoi emrat dhe fotografitë e viktimave.

Sipas njoftimeve zyrtare, avioni ishte nisur nga Ganja, me destinacion Turqinë, por u rrëzua pak pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë.
Mbetjet e avionit janë gjetur disa kilometra larg kufirit me Azerbajxhanin.

Ministri i Brendshëm gjeorgjian, i pranishëm në vendin e ngjarjes, bëri me dije se janë gjetur vetëm 18 trupa, ndërsa 2 të tjerë ende nuk janë gjetur, ndërsa shtoi se kërkimet vijojnë.
Autoritetet gjeorgjiane kanë hapur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e rrëzimit, ndërsa ekspertët po analizojnë të dhënat e avionit dhe dëshmitë e banorëve të zonës.

Klan News

/tvklan.al



Të ndryshme
Më shumë