TV LIVE
Nga Rajoni
11 November 2025
Belinda Balluku jep lajmin: Kemi një linjë të re ajrore Tiranë–Kretë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, ka zbuluar këtë të martë, më 11 nëntor, lajmin për hapjen e një linje të re fluturimesh Tiranë–Kretë.

“Tiranë – Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti ‘Nënë Tereza’. Një urë e re mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.”, shkruan Balluku, e cila ka ndarë edhe disa foto nga inaugurimi i linjës së re ajrore, në aeroportin e Rinasit.

Balluku në mesazhin e saj shtoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) po zgjerohet me ritme të shpejta “tashmë me 118 destinacione aktive“ dhe pritet të shënojë një rekord të ri këtë vit, me rreth 12 milionë pasagjerë.

Linja e re Tiranë–Kretë pritet të lehtësojë lëvizjen për qytetarët shqiptarë, grekë, por jo vetëm, si dhe të nxisë bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.



Të ndryshme
Më shumë