Ish-emisari amerikan gjatë luftës në Kosovë, Christopher Hill, ka deklaruar në Hagë se nuk e ka pasur përshtypjen se Rexhep Selimi mbante ndonjë pozicion të lartë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Nuk e mbaj mend të kem thënë ndonjëherë se Selimi mbante pozitë të lartë, por kishte qëndrime të vlefshme”, tha Hill.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit gjatë seancës, ai sqaroi se gjatë takimit në Likoc më 1998, “ne e kuptuam se Selimi do të ishte në pozitë për të na dhënë përgjigje, por në fakt ishte nga grupi i Drenicës.”
Hill shtoi se, pasi nuk morën përgjigje konkrete, ata menduan se Selimi thjesht “po përfaqësonte disa opinione të grupit të Drenicës.”