TV LIVE
Teknologji
11 November 2025
Google paralajmëron: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

Google ka paralajmëruar miliarda përdorues të telefonave inteligjentë për rrezikun që llogaritë e tyre bankare të boshatisen nëse lidhen me rrjete publike Wi-Fi.

Kompania thekson se këto rrjete, që gjenden në kafene, aeroporte apo vende publike, shpesh janë “të paenkriptuara dhe lehtësisht të shfrytëzueshme nga sulmuesit kibernetikë”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se rrjetet falas të Wi-Fi mund të përdoren nga kriminelët për të vjedhur të dhëna personale dhe financiare.

Google rekomandon që përdoruesit të shmangin lidhjen me këto rrjete sa herë që është e mundur.

Po ashtu, këshillon që përdoruesit të monitorojnë rregullisht llogaritë bankare dhe raportet e kredive.

Siç është thënë më tej, pajisjet Android mund të zbulojnë e të paralajmërojnë për mashtrime të mundshme, ndaj përdoruesit duhet t’u kushtojnë vëmendje këtyre njoftimeve.



Të ndryshme
Më shumë