TV LIVE
Nga Bota
7 November 2025
Tajfuni që la të vdekur 193 persona në Filipine e Vietnam, i afrohet Kamboxhias

Tajfuni Kalmaegi ka shkaktuar të paktën 188 viktima në Filipine dhe pesë në Vietnam, sipas të dhënave më të fundit nga të dy vendet.

Stuhia tani po lëviz drejt perëndimit, në Kamboxhia dhe Laos, pasi kaloi nëpër Vietnamin qendror të enjten me erëra deri në 149 km/orë, raporton BBC.

Qytetet përgjatë bregdetit qendror të Vietnamit ishin të mbushura me mbeturina këtë mëngjes, pasi morën goditjen më të fortë të stuhisë gjatë natës. Erërat e forta rrëzuan pemë, hoqën çatitë e shtëpive dhe thyen dritare. Mijëra njerëz u strehuan në shkolla dhe ndërtesa publike, ndërsa ushtria u angazhua për të ndihmuar me pastrimin dhe ndihmat.

Autoritetet vietnameze kanë paralajmëruar për përmbytje të mundshme në zonat e ulëta. Vietnami qendror ka përjetuar reshje rekord gjatë javës së kaluar, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e 50 personave.

Më herët këtë javë, e njëjta stuhi shkatërroi disa pjesë të Filipineve, kur reshjet e mëdha të shiut shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje të shpejta në zonat e banuara.  Qeveria e Filipineve ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin, ndërsa po përgatitet për një tjetër tajfun që po formohet në Oqeanin Paqësor.



Të ndryshme
Më shumë