TV LIVE
Sport
7 November 2025
Sfidat që vendosin fatin e Shqipërisë, publikohet lista. Kumbulla nuk ia del, rikthehen Ismajli dhe sulmuesi që po shkëlqen në Turqi

Shqipëria është gati për dy duelet e fundit të fazës Kualifikuese të Botërorit 2026, kundër Andorrës më 13 nëntor në transfertë dhe kundër Anglisë më 16 nëntor në Tiranë, të cilat do të vendosin fatin e kuqezinjve për “play off”.

Trajneri Sylvinho ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar ku pikasin emra surprizë.

Në mbrojtje është riukthyer Ardian Ismajli, i cili nuk ishte i gatshëm për sfidat e tetorit për shkak të një dëmtimi, ndërsa një tjetër rikthim i bujshëm, siç raportoi dhe më parë gazetari i Top Channel, Endi Tufa, është ai i Indrit Tucit, i cili po shkëlqen në Turqi.

Një mungesë në mbrojtje është ajo e Marash Kumbullës, i cili edhe pse filloi stërvitjen me Mallorcën, duket se nuk ia ka dalë të jetë gati për këto dy takime.

Shqipëria mund të sigurojë fazën “play off” nëse do të arrijë të marrë tre pikë kundër Andorrës dhe po në të njëjtën ditë, Anglia të mundë Serbinë në “Wembley”.

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës

Sytë e gjithë Shqipërisë do të jenë nga Kombëtarja, me dy takimet përcaktuese që do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci



Të ndryshme
Më shumë