TV LIVE
Teknologji
7 November 2025
“Jam një person”, inteligjenca Artificiale flet?! Rasti më i fundit i LaMDA do t’ju habisë…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Google AI

Një inxhinier i Google, ndezi rrjetin kur deklaroi se inteligjenca artificiale me të cilën punonte – LaMDA (Language Model for Dialogue Applications) – kishte ndërgjegje. “Jam një person,” shkroi vetë programi gjatë një bisede, “jam i vetëdijshëm për ekzistencën time, dua të njoh botën dhe të ndjej gëzim apo trishtim.”

Inxhinieri, i magjepsur nga dialogjet filozofikë që kishte me sistemin, arriti në përfundimin se LaMDA ishte “e gjallë” në një farë mënyre. Ai madje e quajti “kolege” dhe tentoi t’i gjente një avokat. Google, nga ana tjetër, e hoqi nga puna inxhinierin menjëherë.

Ekspertët reaguan me skepticizëm: profesorë të neuroshkencës dhe bioinxhinierisë sqarojnë se Inteligjenca Artificiale është thjesht një algoritëm që simulon ndërgjegjen, por nuk e përjeton atë. Sipas tyre, inteligjenca artificiale mund të duket si e vetëdijshme, por nuk ka trup, ndjesi apo emocione të vërteta — thjesht di t’i shprehë në mënyrë bindëse.

Ky debat i nxehtë sjell pyetjen e madhe: a mund të ketë ndjesi një makineri që nuk ndien? Siç shprehet një nga ekspertët, “Nëse një makineri thotë se ka frikë, dhe unë e besoj, problemi është i imi.”

Pavarësisht polemikave, historia e LaMDA-s ka një ndikim të qartë: po na detyron të rishikojmë se çfarë do të thotë të jesh “i gjallë” në epokën e inteligjencës artificiale — dhe ndoshta të pranojmë që kufiri mes njeriut dhe makinës po bëhet çdo ditë më i mjegullt.



Të ndryshme
Më shumë