TV LIVE
Sport
6 November 2025
Mbrëmë ishte një natë speciale për Berat Gjimshitin, përveç rekordit bëri edhe një superparaqitje në Champions

Skuadra e Atalantas mbrëmë shënoi një fitore të madhe ndaj Marseille me rezultatin 0:1 në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte më i miri në fushë, shkruan Indeksonline

“Flashscore” e ka vlerësuar futbollistin shqiptar me notën më të lartë, 7.7.

Përveç se ishte më i miri, kjo natë ishte speciale për Gjimshitin. Ai bëri paraqitjen e tij të 300-të me fanellën e klubit italian.

Kujtojmë se 32-vjeçari ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2026./Indeksonline/



Të ndryshme
Më shumë