TV LIVE
ShowBiz
6 November 2025
“Diçka që s’e kam prit”, Rina tregon se a i bëjnë prindërit presion që të martohet

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur për jetën e saj personale, duke filluar me raportin me prindërit e saj.

Ajo tha se është shumë e afërt me ta dhe se e respektojnë çdo vendim të saj.

Ndërkaq, në lidhje me martesën, ajo tha se nuk i bëjnë presion për një gjë të tillë.

“Jo, shyqyr prej Zotit. Mami dhe babi e respektojnë çdo vendimin timin. Kanë qenë të parët që më kanë thënë nëse nuk je e lumtur, ik, diçka që nuk e kom pritur prej prindërve të mi, dinë me qenë më tradicional. Kanë qenë të parët që më kanë përkrahur në gjithçka që e bëj”, u shpreh ajo./Klankosova.tv



Të ndryshme
Më shumë