TV LIVE
Nga Vendi
3 November 2025
Haqim Ramadani largohet nga posti i drejtorit: Jam pa punë, kërkoj punë vetëm në sektorin privat

Bërvenicë, 3 nëntor – Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, kandidati i koalicionit VLEN, Haqim Ramadani, ka reaguar me një status të shkurtër, por domethënës në rrjetet sociale, duke konfirmuar se është larguar nga detyra e tij si drejtor në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, shkruan gazeta KOHA.

“Prej sot jam pa punë. Jam ekonomist i diplomuar. Kërkoj punë vetëm nga kompani private!”, ka shkruar Ramadani, duke lënë të kuptohet se vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur menjëherë pas rezultateve zgjedhore.

Ramadani, i cili në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës u përball me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Jovica Ilievski, pësoi humbje me një diferencë prej vetëm 145 votash, sipas rezultateve të para jozyrtare. Pak ditë para raundit të dytë, vetë kryeministri Hristijan Mickoski kishte lëshuar një deklaratë të ashpër, duke e kërcënuar publikisht Ramadanin me shkarkim nëse, sipas tij, “vazhdon të nxisë tensione ndëretnike”. Deklarata u interpretua si presion politik ndaj kandidatit shqiptar në një komunë me përbërje të përzier etnike, ndërkohë që i njëjti nuk u mbrojt nga VLEN-i, partia amë që edhe e kishte kandiduar Ramadanin.

Megjithatë, pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe shpalljes së fitores së Ilievskit, Ramadani ka zgjedhur të reagojë qetësisht, duke u distancuar nga çdo formë varësie nga pushteti. (koha.mk)



Të ndryshme
Më shumë