 
                 
              
          
     
                Në ditët e fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë me paraqitje të mjegullës së mëngjesit në disa lugina, kumtoi DPHM-ja.
Të hënën pasdite, gjatë natës dhe të martën, do të ketë reshje lokale shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura. Do të fillojë të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të ulen për disa gradë.
Të mërkurën përsëri pritet mot i qëndrueshëm dhe i thatë.
 
             
