TV LIVE
Nga Rajoni
31 October 2025
PS-PD të shkuara të harruara/ Mbyllet në paqe e harmoni seanca maratonë në Kuvend

ProjektRezoluta për SPAK në Kuvend u miratua me 81 vota pro. Mjaftuan vetëm votat e shumicës së socialistëve, për t’i dhënë vulën perfundimtare.

Por opozita nuk votoi kundër. Berisha me të tijët bojkotuan seancën në fund dhe s’morën pjesë në votim.

Por të shkuara të harruara. Ristani kërkoi rikthim në KQZ, e për këtë e ndihmoi ai që u bë viktima më e madhe e tij në 2011, Edi Rama.

Në Kuvend, Ristani mori 75 vota pro, asnjë nga PD, të gjitha nga PS, megjithatë kësaj radhe jo për faj të Ramës, por të Berishës, ai nuk mori dot 84 vota për t’u zgjedhur direkt anëtar i Komisionit Rregullator.

Asnjë kandidat nuk mori votat e nevojshme, por konsensusi vijon te shorti. 5 kandidatë për 5 vende, ndaj dhe Arben Ristani pavarësisht votës e ka vendin e sigurt.

14 vitë më parë, Ristani si kryetar i KQZ me një vendim të paprecedent, i hoqi Edi Ramës dhe PS fitoren me 10 vota nga duart, e shpalli PD fituese me 189 vota për të bërë Lulzim Bashën kryebashkiak të Tiranës.

Nderi në këtë rast është i dyfishtë, përveçse një vend pune, Ristani po kthehet për t’i shërbyer sërish në të njëjtin vend Berishës./abcnews.al



Të ndryshme
Më shumë