 
                 
              
          
     
                Nvidia sot u bë kompania e parë në histori që kishte një kapitalizim tregu prej më shumë se pesë trilionë dollarësh (5 trilionë), transmeton FaktiDitor.info
Sipas gazetës Guardian, rritja e vlerësimit të sotëm është pjesë e një rritjeje më të gjerë të vlerës së kompanive të teknologjisë të shkaktuar nga pritjet se Rezerva Federale e SHBA-së do të ulë normat e interesit me 0.25 përqind.
Aksionet e Nvidia u rritën me 5 për qind për shkak të lëvizjeve të CEO-s Jensen Huang, i cili ka siguruar 500 miliardë dollarë porosi për çipat e inteligjencës artificiale të kompanisë dhe planifikon të ndërtojë një superkompjuter me qeverinë amerikane.
 
             
