TV LIVE
ShowBiz
27 October 2025
Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë romancën në Paris

Ylli i muzikës pop Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau kanë bërë publike lidhjen e tyre gjatë një mbrëmjeje romantike në Paris, ku këngëtarja festoi ditëlindjen e saj të 41-të.

Dyshja u fotografuan duke ecur dorë për dore pas një nate në klubin e njohur kabare “Crazy Horse Paris”, më 25 tetor 2025, në daljen e tyre të parë publike si çift.
Në pamjet që po qarkullojnë në mediat ndërkombëtare, Perry shfaqet me një fustan të kuq elegant, ndërsa Trudeau me kostum të errët klasik  të dy të buzëqeshur dhe dukshëm të afërt, raporton Bota sot.

Thashethemet për një romancë mes tyre kishin nisur që gjatë verës, kur ata u panë disa herë bashkë në Montreal dhe më pas në një jaht luksoz në Mesdhe.
Tani, pas shfaqjes publike në Paris, duket se çifti ka vendosur ta bëjë lidhjen e tyre zyrtarisht të njohur për publikun.

Të dy kanë pasur ndarje të bujshme në vitet e fundit: Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij Sophie Grégoire-Trudeau në vitin 2023, ndërsa Perry i dha fund fejesës së gjatë me aktorin Orlando Bloom.

Sipas revistës People, mbrëmja e ditëlindjes së Perry-t ishte një festë private me miq të afërt, por momenti i daljes nga lokali është konsideruar konfirmimi zyrtar i lidhjes që deri tani kishte mbetur nën hije.

Mediat si E! Online, The Times dhe News.com.au e kanë përshkruar këtë romancë si “njërën nga lidhjet më të papritura të vitit”, duke e cilësuar si një bashkim që “përzien botën e artit dhe politikës në mënyrën më elegante të mundshme.”



Të ndryshme
Më shumë