46 persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik masiv në një autostradë kryesore në Ugandë.
Fillimisht u raportua për 63 viktima pasi u përllogaritën gabimisht personat që ishin pa ndjenja.
Aksidenti ndodhi kur dy autobusë që udhëtonin në drejtime të kundërta u përplasën teksa përpiqeshin të parakalonin dy automjete të tjera, një kamion dhe një makinë, në autostradën Kampala-Gulu.
Të plagosurit janë dërguar në spitale të ndryshme në qytetin perëndimor të Kiryandongos./CNA