Eurodeputeti Thomas Waitz përsëriti thirrjen që Maqedonia e Veriut të bëjë ndryshimet kushtetuese për të hapur rrugën drejt negociatave me Bashkimin Evropian, përcjell TV21. Në një deklaratë për Redaksinë Evropiane të Lajmeve ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për ta mbajtur vendin në rrugën e duhur evropiane.
Në të njëjtën kohë, Bullgaria pret që Hungaria ta bindë Shkupin për të ndërmarrë këtë hap. Këto mesazhe vijnë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në vend. Waitz theksoi nevojën për përfshirjen e komunitetit bullgar në Kushtetutë si pakicë. Sipas tij, bllokada nga Bullgaria lidhet me çështje identitare që e pengojnë procesin e integrimit.