TV LIVE
Nga Rajoni
18 October 2025
LDK i mbyll derën Kurtit/ Paris Guri: Asnjë votë për Kurtin, as në koalicion me të!

Teksa Albin Kurtit i kanë mbetur një javë për të formuar qeverinë e re, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk do ja japë votat e saj Vetëvendosjes!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë qartë se nuk do ta votojnë formimin e Qeverisë dhe nuk do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndër arsyet ai thotë të jetë keqqeverisja e Vetëvendosjes, në krye me Albin Kurtin.

Në adresë të LDK-së të paktën deri më tani nuk ka shkuar ndonjë ftesë nga Vetëvendosje për bisedime, megjithatë Guri thotë se ftesa do të refuzohet, ngjashëm sikurse kishin vepruar me ftesat paraprake.

Nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve, atëherë presidentja Osmani është e detyruar që brenda dhjetë ditësh të ftojë në konsultime partitë politike.

Pas konsultimeve, është në diskrecionin e saj për të vendosur për mandatarin e ri, nëse ai dëshmon se ka numrat për të formuar ekzekutivin. Mandatari i ri më pas ka 15 ditë kohë që t'i paraqesë kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

Por, nëse qeveria nuk formohet as pas përpjekjes së dytë, atëherë presidentja Vjosa Osmani, sipas nenit 95 të Kushtetutës, duhet të shpallë zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë.



Të ndryshme
Më shumë