Në tubimin e sontëm që u mbajt në Çair nga Aleanca Kombëtare për Intergrim, Lideri Ali Ahmeti, u shpreh me bindje të plotë se qytetarët e Çairit janë të gatshëm për një kapitull të ri drejt zhvillimit dhe dinjitetit.
“Çairi e do ndryshimin! Dhe Çairi do ta bëjë ndryshimin!” deklaroi Ahmeti, duke shtuar se zgjedhjet e 19 tetorit janë më shumë se një garë politike ato janë një referendum për besimin dhe për të ardhmen më të begatë të qytetarëve.
Ai e cilësoi kandidatin e AKI-së për kryetar të komunës, Bujar Osmanin, si njeriun e duhur për ta udhëhequr këtë ndryshim.
“Bujar Osmani do të jetë kryetari i ndryshimit në Shkupin e vjetër, aty ku historia e bashkëjetesës dhe dinjitetit do të marrë drejtimin e ri që e meriton” u shpreh Ahmeti me vendosmëri.
Tubimi u përmbyll me mesazhe uniteti dhe besimi, ndërsa përkrahësit e AKI-së në Çair shprehën entuziazmin dhe gatishmërinë për ta bërë 19 tetorin ditën e fitores së ndryshimit të shumëpritur./TS