TV LIVE
Nga Vendi
16 October 2025
Presidentja Siljanovska i kërkoi Von der Leyenit ndihmë për zhbllokimin e eurointegrimeve

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si pjesë e turneut të saj rajonal. Siljanovska-Davkova e vlerësoi vizitën si inkurajuese dhe stimuluese për riintegrimin evropian të rajonit, transmeton Portalb.mk.

Ursula von der Leyen, nga ana tjetër, e filloi bisedën duke shprehur interesin e hapur të BE-së në Ballkanin Perëndimor, për shkak të përkatësisë së tij natyrore evropiane në kuptimin gjeografik, historik dhe kulturor, por edhe për shkak të ndryshimeve tektonike në rendin ndërkombëtar dhe kërcënimeve në rritje të sigurisë globale dhe evropiane.

Presidentja e Maqedonisë riafirmoi angazhimin e saj për përmbushjen e qëllimit strategjik – anëtarësimin e plotë në BE.

Ajo krahasoi vendet baltike dhe Ballkanin, duke theksuar ndryshimin e dukshëm: në të parën, vendet anëtare të BE-së mbështetën fqinjët e tyre, dhe në të dytën, disa anëtarë të BE-së përdorin statusin e tyre të privilegjuar për të kushtëzuar dhe madje bllokuar rrugën politike të fqinjit drejt Brukselit.

Ajo edhe një herë theksoi rëndësinë e madhe për rajonin në: SEPA, roamingut të Ballkanit Perëndimor, “Vezilka – Qendra Kombëtare për Inteligjencë Artificiale”, “Horizont”, si dhe pritjet e mëdha nga projektet infrastrukturore: “Korridori 8” dhe “Korridori 10”.

Gordana Siljanovska-Davkova paralajmëroi për rrezikun e përsëritjes së precedentit të bilateralizimit të procesit të integrimit të Maqedonisë, jashtë kritereve të Kopenhagenit, jo vetëm brenda kornizës rajonale, por edhe më gjerë.

Në të njëjtën kohë, ajo kujtoi mosrespektimin, përkatësisht shkeljen e disa parimeve dhe vlerave themelore të akteve themelore kushtetuese të BE-së që garantojnë identitetin kombëtar dhe kulturor të shteteve dhe kombeve, si dhe dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve. Ajo shprehu gjithashtu gatishmëri për bisedime maqedonase-bullgare pas zgjedhjeve lokale.

Siljanovska-Davkova pret ndihmë nga Unioni në gjetjen e një zgjidhjeje krijuese për zhbllokimin e integrimit, sepse siç theksoi ajo, pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk është vetëm çështje zgjerimi, por ndikon edhe në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës. Iniciativa për reformimin e procesit të vendimmarrjes në BE, e cila do të përfshinte edhe çështje që lidhen me zgjerimin e Unionit, pra futjen e votimit me shumicë të kualifikuar, do të ishte një vendim i guximshëm për Siljanovska-Davkovën, i cili do të çonte në një hap përpara në integrimin evropian.

Sipas saj, ne duhet ta drejtojmë energjinë tonë drejt reformave gjyqësore dhe luftës pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit.

Presidentja Ursula von der Leyen theksoi vullnetin e qartë të të gjitha 27 shteteve anëtare të BE-së për riintegrim të përshpejtuar të Ballkanit dhe përshëndeti progresin e rëndësishëm të arritur në kuadër të Planit të Rritjes, duke theksuar se vendi meriton të ecë përpara.

Ndryshe, pas takimit të djeshëm me kryeministrin Hristijan Mickoski në Shkup, von der Leyen, tha se vendi duhet të bëjë ndryshime kushtetuese për të vazhduar rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian (BE), duke shtuar se topi është në fushën e Maqedonisë.

“Ne e mbështesim plotësisht Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Mund të mbështeteni tek ne. Hapi tjetër dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë. Ju duhet të bëni ndryshimin kushtetues të dakordësuara. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi von der Leyen në X pas takimit me Mickoskin në Qeveri, pas të cilit nuk pati konferencë për shtyp.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. 

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet. 



Të ndryshme
Më shumë